Ukraina i bashkohet NATO-s në stërvitje për testimin e sistemeve kundër dronëve

NATO-ja i përfundoi stërvitjet e madhe kundër dronëve këtë...

Driton Selmanaj: Mos u habisni kur të ftohet edhe Albin Kurti në Prokurori Speciale

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar pas intervistimit...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ronaldo: Puna ime në Evropë ka përfunduar, ky nuk është fundi i karrierës sime

Extra AL PVC

Cristiano Ronaldo edhe zyrtarisht u prezantua sot si lojtari më i ri i skuadrës nga Arabia Saudite, Al Nassr.

Al Nassr bëri një mega transferim, duke siguruar nënshkrimin e pesë herë fituesit të Topit të Artë, Ronaldos, si lojtar të lirë, raporton TV Arbëria.

Për shumë tifozë anë e mbanë botës, largimi i Ronaldos nga futbolli evropian drejt atij aziatik nënkupton fundin e karrierës së superyllit portugez.

Por, për Ronaldon ky nuk është fundi i karrierës së tij, ndërsa ai e pranoi se puna e tij në futbollin evropian ka përfunduar.

“Nuk është e lehtë të fitosh asnjë ndeshje sot. Evolucioni i futbollit është i ndryshëm dhe ky nuk është fundi i karrierës sime duke u zhvendosur në Lindjen e Mesme. Për mua, jam shumë i lumtur që jam këtu dhe e di që liga është konkurruese. Kam parë shumë ndeshje”, tha Ronaldo në konferencën për media gjatë prezantimit të tij te Al Nassr.

“Jam shumë krenar që kam marrë këtë vendim të madh në jetën dhe karrierën time. Puna ime në Evropë ka përfunduar. Kam luajtur për të gjitha klubet më të rëndësishme. Kam pasur shumë mundësi në Evropë. Shumë klube në Brazil, Australi, në SHBA dhe madje edhe Portugali. Për mua ky është një shans i mirë me njohuritë dhe përvojën time për të rritur klube shumë të rëndësishme”, shtoi më tej Ronaldo.

Ronaldo ka nënshkruar një marrëveshje dy vjeç e gjysmë me Al Nassr, nga e cila do të përfitojë 200 milionë euro në sezon, marrëveshje kjo e cila do ta bëjë portugezin më të paguarin në historinë e futbollit.

spot_img

Të fundit

Zbulohet data e publikimit të “Squid Game 2”

Sezoni i dytë i serialit super të suksesshëm “Squid...

Pacolli kundër përdorimit të “Prindi1” “Prindi 2”: Gërryejnë vlerat e familjes, të përdoren “nënë” e “baba”

  Kreu i AKR-së dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli,...

Ukraina i bashkohet NATO-s në stërvitje për testimin e sistemeve kundër dronëve

NATO-ja i përfundoi stërvitjet e madhe kundër dronëve këtë...

Driton Selmanaj: Mos u habisni kur të ftohet edhe Albin Kurti në Prokurori Speciale

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar pas intervistimit...

Zbulohet data e publikimit të “Squid Game 2”

Sezoni i dytë i serialit super të suksesshëm “Squid Game” po vjen në Netflix më 26 dhjetor. Kështu ka bërë të ditur platforma e serialeve...

Pacolli kundër përdorimit të “Prindi1” “Prindi 2”: Gërryejnë vlerat e familjes, të përdoren “nënë” e “baba”

  Kreu i AKR-së dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dalë kundër përdorimit të termave “Prindi 1” dhe “Prindi 2”. Sipas tij, një gjë...

Ukraina i bashkohet NATO-s në stërvitje për testimin e sistemeve kundër dronëve

NATO-ja i përfundoi stërvitjet e madhe kundër dronëve këtë javë, në të cilat mori pjesë Ukraina për herë të parë, me qëllim të mësuar...