Portugalia ka fituar me rezultat 3-0 në ndeshjen miqësore ndaj Irlandës e cila u zhvillua në stadiumin “Estadio Municipal de Aveiro”.
Në këtë sfidë shkëlqeu Cristiano Ronaldo i cili ishte autor i dy golave, duke konfirmuar kështu formën e tij të lartë teksa kanë mbetur pak ditë para fillimit të Kampionatit Evropian.
Portugalia kaloi fillimisht në epërsi me anë të Joao Felix që realizoi për 1-0 në minutën e 18-të pas asistimit të Bruno Fernandes.
Pas këtij goli doli në pah magjia e Cristiano Ronaldos i cili në pjesën e dytë realizoi një gol spektakolar duke e lënë “të fjetur” portierin kundërshtarin për 2-0.
Golin e tij të dytë dhe të tretin për Portugalinë, Ronaldo e shënoi në minutën e 60-të pasi u shërbye mirë në zonë nga Diogo Jota.