Sot me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Olimpico” do të jetë nikoqir i derbit italian mes Romës dhe Milanit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 32 të këtij sezoni.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Roma u mposht nga Atalanta 3:1, kurse Milani e mposhti 2:0 skuadrën e Lecces.
Momentalisht, të dy skuadrat gjenden në kuotën e njëjtë të pikëve me gjithsej 56 sosh, ku Milani zë vendin e katërt, ndërsa Roma pozicionohet në vendin e pestë në tabelë.
Takimi i fundit mes dy skuadrave daton në muajin maj të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 2:2.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Romën nuk do të paraqiten Karsdorp, Llorente, Smalling, Wijnaldum dhe Dybala, ndërsa te Milani mungojnë Florenzi, Ibrahimovic dhe Pobega.
Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.
AS Roma (3-4-2-1): Patricio; Mancini, Kumbulla, Ibanez; Zalewski, Cristante, Matic, Spinazzola; Pellegrini, El Shaarawy; Abraham
AC Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Tonali, Krunic; Diaz, Bennacer, Leao; Giroud
/TV Arbëria