Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > ​Roma dhe Lazio “në luftë” për mbrojtësin e Liverpoolit

​Roma dhe Lazio “në luftë” për mbrojtësin e Liverpoolit

Joel Matip si duket ka tërhequr vëmendje nga Lazio dhe Roma ndërsa përgatitet që të largohet nga Liverpooli si lojtar i lirë këtë verë.

Mbrojtësi kamerunas, i cili ka edhe pasaportë evropiane, ka afro dy muaj të mbetur në kontratën e tij me “Të Kuqtë”, e cila nuk do të rinovohet, raporton KosovaPress.

Siç bëhet e ditur nga “Corriere della Sera”, Matip po përgatitet që të largohet nga Liverpooli si lojtar i lirë gjatë verës, duke tërhequr vëmendjen nga Lazio dhe Roma, të cilat mund të hapin bisedimet me 32 vjeçarin gjatë javëve të ardhshme.

Për të dy klubet romake, arritja e një marrëveshje varet nga sigurimi i kualifikimit në gara evropiane, dhe vetë lojtari është i hapur për një lëvizje në kryeqytetin italian.

/TV Arbëria