Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rohde uron pavarësinë e Kosovës me një video të veçantë

Rohde uron pavarësinë e Kosovës me një video të veçantë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar përvjetorin e 17-të të Pavarësisë së Kosovës.

Rohde përmes nëj videoadresimi ka thënë se Pavarësia e Kosovës është realitet.

“Në emër të Gjermanisë dhe gjithë ambasadës gjermane, ju shpreh urimet më të përzemërta. Gjermania është krenare duke qëndruar pranë jush, duke mbështetur rrugëtimin tuaj. Marrëdhëniet tona bilaterale janë testament i lidhjes së fortë mes dy kombeve tona. Pavarësia e Kosovës nuk është vetëm simbol, por realitet”, ka thënë ai.