Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Rohde: Unanimitet solidariteti me Ukrainën

Rohde: Unanimitet solidariteti me Ukrainën

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas takimit të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Rohde në rrjetin social BlueSky ka shkruar “Shenja unanime solidariteti nga liderët politikë gjermanë dhe evropianë me Ukrainën, përfshirë kancelarin Scholz dhe liderin e opozitës Merz, kryeministrin holandez Schoof, presidentin francez Macron, deputetë të parlamenteve dhe aktorë të tjerë të panumërt politikë. Është koha për solidaritet! Slava Ukraini!”.