Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Rohde shkruan për ngërçin në Kuvend: kërkon bashkëpunim urgjent për zhbllokim dhe krijim të shpejt të një qeverie stabile

Rohde shkruan për ngërçin në Kuvend: kërkon bashkëpunim urgjent për zhbllokim dhe krijim të shpejt të një qeverie stabile

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka reaguar për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës dhe ngërçin e krijuar si rezultat i mos votimit të raportit të Komisionit Verifikues të Mandatave.

Rohde ka thënë se më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës ka mbetur në bllokadë si rezultat “i taktikave bllokuese”.

Diplomati gjerman ka thënë se qytetarët meritojnë politikanë që prioritizojnë Kosovën mbi politikat e partisë.

“Prandaj e përsëris: Duhet urgjentisht një bashkëpunim i mirëfilltë për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe formimin e shpejtë të një qeverie të qëndrueshme”, ka përfunduar Rohde.

Over 2 months after the elections, 🇽🇰’s Assembly remains stalled due to obstructive tactics.
Citizens deserve politicians who prioritize 🇽🇰 over party politics.
Therefore I repeat: Genuine cooperation is urgently needed to ensure functioning institutions and the swift formation of a stable government!

— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) April 17, 2025 at 5:35 PM