Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur vendimin e Komitetit Ministror të Këshillit të Evropës që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovë. Ai ka thënë se ky votim e sjell vendin sërish më pranë familjes evropiane
Me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se ky votim e sjell vendin sërish më pranë familjes evropiane.
“Pas vendimit të javës së kaluar për vizat, votimi i sotëm i KeE për përcjelljen e aplikacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e sjell vendin sërish më afër familjes evropiane. Gjermania dha mbështetje të plotë në këtë hap.
Urimet e mia për të gjithë kosovarët! Vazhdimi i zbatimit të Ohrit duke përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe është vendimtar për të ecur përpara!”, ka shkruar Rohde në Tweet.
/TV Arbëria