Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rohde e merr dhuratë një thikë nga ushtarët gjermanë në Bondsteel – ambasada: Është koleksionist i tyre

Rohde e merr dhuratë një thikë nga ushtarët gjermanë në Bondsteel – ambasada: Është koleksionist i tyre

Ambasadori gjerman Jorn Rohde e ka pranuar një thikë si dhuratë nga ushtarët gjermanë në Bondsteel.

Ambasada gjermane përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ambasadori Rohde është një koleksionist i pasionuar thikash.

“Një vizitë emocionuese dhe informuese në Bundeswehr në Kampin Bondsteel. Ambasadori Rohde u shpreh i kënaqur që mori ftesën për t’u informuar për misionin operativ, por edhe për të mësuar rreth kushteve të punës dhe jetesës në kamp. Për këtë ishin veçanërisht të rëndësishme bisedat personale me ushtarët e të gjitha radhëve.

Ushtarët treguan se sa të shkëlqyer janë në zbulim: Ambasadori Rohde është një koleksionist i pasionuar thikash. Si një dhuratë veçanërisht të përzemërt, ata i dhuruan atij një punim dore prej druri “Combat Thike 2000”, thuhet në njoftimin e ambasadës.