Reprezentuesi spanjoll Rodri lëndoi ligamentet në gjurin e tij të djathtë kundër Arsenalit në shtator, më pas iu nënshtrua një operacioni dhe u raportua se do të ishte jashtë fushës deri në fund të vitit.
Mungesa e tij ka filluar të ndihet te Manchester City, i cili është në një seri prej gjashtë ndeshjesh pa fitore, por Rodri beson se ai do të rikuperohet më shpejt dhe do të kthehet në aksion më herëtt.
“Qëllimi im është të kthehem para fundit, nuk po heq dorë nga ky sezon, por as nuk dua të nxitoj”. Synimi im është të bëj një pushim maksimumi 6-7 muaj”, tha Rodri.
Sezoni i Premierligës përfundon më 25 maj, që do të thotë se kanë mbetur saktësisht gjashtë muaj. Kampionati Botëror i Klubeve nis më 15 qershor dhe ka mundësi që Rodri të marrë pjesë në të.