Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Robinson: SHBA është këtu për t’ju mbështetur, po punojmë për një Kosovë më transparente

Robinson: SHBA është këtu për t’ju mbështetur, po punojmë për një Kosovë më transparente

Ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-së, Todd D. Robinson, tha se SHBA është në Kosovë për të ndihmuar e mbështetur.

Në një konferencë të përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, Robinson tha se shteti i tij po punon për një Kosovë më transparente.

“Fakti që jam këtu për të treguar mbështetjen tonë për atë që po bëni ju, për atë që policia po punon, për shërbimet e sigurisë, për qytetarët e rëndomtë të Kosovës. Porosia ime do të ishte që SHBA janë këtu për t’ju mbështetur në përpjekjet tuaja për të ndërtuar institute jetike të sigurisë dhe struktura të gjyqësorit, të drejtësisë. Po punojmë për një Kosovë më të mirë dhe për një Kosovë më të fortë dhe transparente në të ardhmen. S’është hera e parë që jam në rajon, kam punuar edhe në rajon më herët. Po më duket sikur jam kthyer në shtëpi dhe mirëpres mundësinë për të parë edhe më shumë nga vendi juaj”.

Ai tha se do të vazhdojë të takojë edhe “kolegët nga Qeveria dhe gjyqësori”.

Robinson tha se në takim me Osmanin foli për çështje të rëndësishme “për të cilat kemi diskutuar që një kohë të gjatë”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress