Zëvendësdrejtori i NP “Pyjet nacionale” Kire Mihaillov në profilin e tij në Fejsbuk informon se në muajin korrik në vend ka pasur gjithsej 765 zjarre dhe se ky numër është ndër më të mëdhenjtë historikisht, apo siç tha, “ka pasur raste edhe mbi 30-të zjarre në ditë”.
“E përfunduam muajin korrik me gjithsej 765 zjarre në Maqedoni ose lirisht mund të them një numër që është ndër më të mëdhenjtë në histori. Me faktin se zjarret filluan të paraqiten aktivisht diku pas datës 10 korrik, si rrjedhojë del se mesatarisht në ditë ka pasur mbi 30 zjarre, shifra që që në vete lënë përshtypje. Këto nuk janë numra të zakonshëm, janë numra që duhet të shqetësojnë seriozisht të gjithë. Shpresoj që në periudhën para nesh do të numërojmë dhe rendisim gjëra të mira dhe jo fatkeqësi si zjarret me përmasat e tyre të mëdha. Më e rëndësishme është lufta që kemi bërë në terren gjatë 24 orëve që tregon se Maqedonia mund të krenohet me djemtë dhe vajzat e saj”, ka shkruar Mihaillovi në Facebook.