Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rizvanolli shkon në KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në funksion deri nesër në orën 08:00 të mëngjesit

Rizvanolli shkon në KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në funksion deri nesër në orën 08:00 të mëngjesit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vizituar sot KEK’un ku ka parë punimet në remontin në Bllokun B1 në Termocentralin Kosova B.

Ajo në Facebook ka thënë se investimet e këtij viti do të rrisin kapacitetin e njësitë B2 për rreth 15 MW.

“Në KEK vizitova punimet e remontit në Bllokun B1 në TC Kosova B, i cili po zhvillohet sipas planit dhe i paraprin fillimit të modernizimit të turbinës në Bllokun B2 që do të fillojë në fund të prillit. Investimet e këtij viti do t’ia rrisin kapacitetin e kësaj njësie për rreth 15 MË, ndërsa me përfundimin e plotë të rehabilitimit, TC Kosova B do t’i rritet kapaciteti për 80 MË, prodhimi vjetor për 600 GËh, si dhe jetëgjatësia për 20 vite”, tha ajo.

Teksa theksoi se Blloku B2 pritet të rikthehet në funksion deri nesër në mëngjes.

“Gjatë vizitës gjithashtu u informova se në Bllokun B2 kishte një rrjedhje, si pasojë e së cilës blloku është dashur të nxirret jashtë funksionit mbrëmë pas mesnate. Megjithatë, ekipet janë duke punuar me intensitet të lartë dhe blloku pritet të rikthehet në funksion deri nesër në orën 08:00 të mëngjesit. Falënderova punëtorët dhe menaxhmentin, të cilët me vetëmohim po punojnë paralelisht në remontin e Bllokut B1 dhe në sanimin e rrjedhjes në Bllokun B2”, tha Rizvanolli.