Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rizvanolli i reagon Bajramit: Vendimet e ZRrE-së nuk mund të anulohen apo shtyhen përmes nënshkrimeve

Rizvanolli i reagon Bajramit: Vendimet e ZRrE-së nuk mund të anulohen apo shtyhen përmes nënshkrimeve

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ashpër ndaj idesë së ndarjes së 50 milionë eurove për subvencionimin e bizneseve të mëdha, të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe e përmendur në diskutimet publike për qëndrimet e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE).

Në një deklaratë publike, Rizvanolli theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do të lejojë që miliona euro nga taksat e qytetarëve të shkojnë për të subvencionuar konsumin e energjisë elektrike të “1%-shit të korporatave më të fuqishme që operojnë në Kosovë”.