Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rithemelohet klubi emblematik i futbollit “Studençani”

Rithemelohet klubi emblematik i futbollit “Studençani”

Është riaktivizuar klubi emblematik i futbollit “Studençani”, nga fshati Studençan i Suharekës.

Ky klub futbolli tashmë do të mbajë emrin “Studençani 77”.

Lajmi për këtë është dhënë nëpër rrjetet sociale.

Ky klub është në proces të mbledhjes së financave, për çka është shpallur edhe thirrje.

Më pastaj do të organizohen lojtarët dhe klubi sipas rregullave zyrtare të nisë me ndeshje nga kategoria më e ulët e futbollit kosovar.

Ndryshe klubi i futbollit “Studençani” ishte aktiv edhe më herët, duke u ngjitur deri në Ligën e Parë të futbollit kosovar.