Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ritet pesimizmi në mesin e qytetarëve të Evropës për një fitore të Ukrainës

Ritet pesimizmi në mesin e qytetarëve të Evropës për një fitore të Ukrainës

Shumica e evropianëve mbështesin luftën e Ukrainës kundër Rusisë, por vetëm 1 në 10 mendojnë se Ukraina mund të fitojë këtë luftë. Kështu konstaton një sondazhi i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR), kurse shumica e atyre që janë anketuar një “zgjidhje kompromisi” e shohin si të nevojshme për t’i dhënë fund konfliktit, pra që asnjëra palë nuk do të ketë një fitore përfundimtare, raporton politico.eu.

 

Studiuesit kanë pohuar se kjo perspektivë pesimiste është kryesisht për shkak të situatës politike në Shtetet e Bashkuara, ku bisedimet për një paketë të re ndihme për Ukrainën janë bllokuar në Kongres, kurse ish-presidenti Donald Trump, që mund të jetë kandidati Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale  po e këkron fitoren mbi premtimin e për tërheqjen  e ndihmës ushtarake për Kievin.

Ndërsa sondazhi paraqet një pamje të zymtë, megjithatë shumica e të pyeturve janë ende në favor të vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën. Mesatarisht, vetëm 19.5 përqind e të anketuarve besojnë se Rusia do të fitojë. Megjithatë, në Hungari (64 përqind), Greqi (59 përqind) dhe Itali (52 përqind) duan që aleatët të shtyjnë Kievin të pranojë një marrëveshje – diçka që presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, e ka refuzuar ta marrë në konsideratë.

BE-ja dhe udhëheqësit e saj kryesorë kanë qenë të qartë se synojnë të vazhdojnë të mbështesin Kievin, por dërgesat e municioneve dhe artilerisë janë ngadalësuar duke ndikuar në shtimin e pasigurisë mbi paketën e ardhshme të ndihmës ushtarake nga Brukseli, shkruan ndër të tjera mediumi në fjalë.