Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon të qëndrojë me shoqërinë e saj në një shtëpi në fermë në veri-perëndim të Londrës.
Ajo ka prej muajsh që qëndron atje, ku në izolim ka shfrytëzuar rastin që bashkë me miqtë e saj muzikantë, të kompozojnë dhe incizojnë këngë të reja për albumin e tretë të saj.
Ndërkohë, Ora qëndron pranë fansave përmes imazheve të publikuara në rrjetet sociale, duke treguar gjëra nga jeta e saj e përditshme.
Në të shumtën e rasteve nuk mungojnë edhe fotografitë provokuese, për të cilat Rita shquhet.

Disa të tilla ajo i publikoi për fansat e saj të enjten, ku u shfaq mjaft atraktive në bikini, teksa shëtiste në oborrin e gjelbëruar të fermës ku po qëndron.

Në një nga fotografitë e shkrepura nga mbrapa, këngëtarja shqiptare nuk hezitoi të vinte në pas të pasmet e saj të formësuara, me ç’rast ka ngacmuar imagjinatën e ndjekësve të saj.

“Rita kthehu në studio, unë: Vetëm një sekondë ju lutem”, ka shkruar 29-vjeçarja me ironi në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke treguar situatën qesharake që krijohet kur miqtë e ftojnë të futet brenda për të incizuar muzikë, dhe ajo në ndërkohë është në kopsht duke bërë fotografi të tilla. /Telegrafi/
