Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Magazinë > Rita Ora tregon unazën e fejesës, mund të vlejë gjysmë milioni dollarë

Rita Ora tregon unazën e fejesës, mund të vlejë gjysmë milioni dollarë

Rita Ora e ka konfirmuar këtë javë që është martuar me regjisorin hollivudian, Taika Waititi, me të cilin është në lidhje që një kohë.

Këngëtarja kosovare me famë botërore, e ka pranuar në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” të mërkurën, se ajo dhe Waititi i kanë dhënë fund beqarisë.

Mediat kanë raportuar vazhdimisht se dyshja kanë lidhur kurorë verën e kaluar, në një ambient privat.

Gjatë paraqitjes në emisionin e Jimmy Fallon, Rita, 32 vjeç, e ka treguar edhe unazën e fejesës të cilën ia ka dhuruar bashkëshorti i saj 47 vjeç.

Unaza me gur të madh të gjelbër raportohet se ka vlerë të lartë monetare.

“Page Six” shkruan se sipas “Maxwell Stone” të argjendarit, Steven Stone, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, guri në unazën e Ritës mund të vlejë 500,000 dollarë.

“Unaza mahnitëse përmban një smerald jeshil kolumbian 10 karatësh”, ka thënë Stone për Page Six Style.

“Smeraldet kolumbiane janë zakonisht më të shtrenjtët në botë – ato ndonjëherë mund të duken sikur shkëlqejnë. Smeraldët janë gjithmonë një zgjedhje simbolike për një unazë fejese pasi njerëzit e kohëve të lashta i mendonin si një premtim për fat të mirë”, ka shtuar ai.

Edhe Mike Fried, themelues i “The Diamond Pro”, pajtohet se guri qendror “i mrekullueshëm dhe unik” “duket të jetë të paktën 8 deri në 10 karat”, duke e vlerësuar vlerën e unazës në rreth 400,000 dollarë.

“Vëmendja e kujdesshme ndaj detajeve dhe elementët unikë përfaqësojnë lidhjen dhe të ardhmen që ky çift ka së bashku”, është shprehur Fried për Page Six Style.

/TV Arbëria

Powered by WordPress