Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Rita Ora shfaqet elegante teksa mbërrin në BBC Radio

Rita Ora shfaqet elegante teksa mbërrin në BBC Radio

Rita Ora mori gjithë vëmendjen ku u paraqit me një pallto të bardhë në BBC Radio 2 të mërkurën.

Këngëtarja 34-vjeçare, e cila u shfaq në emisionin radiofonik për të promovuar këngën e saj të fundit, All Natural, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve e veshur me një pallto të bardhë me rrip ndërsa mbërriti në studio.

Përveç palltos, Rita u shfaq, me flokë, syze dhe taka të bardha.

Rita ndër tjerash zbuloi pse Kylie Minogue tani është si një ‘motër’ për të.

Rita iu bashkua prezantuesit të radios Scott Mills, 51 vjeç, në emisionin e tij në BBC Breakfast për të diskutuar këngën e saj më të re dhe se si ndryshon ajo nga këngët e saj të mëparshme optimiste pop.