Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Rita Ora jep lajmin e shumëpritur, zbulon se kur publikohet kënga me Yll Limanin

Rita Ora jep lajmin e shumëpritur, zbulon se kur publikohet kënga me Yll Limanin

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka bërë të ditur se versioni i ri i këngës “All Natural”, në bashkëpunim me Yll Limanin, do të publikohet të premten që vjen.

Ky projekt vjen pas versionit solo që Rita e publikoi në muajin shtator, ndërsa tani kënga do të marrë një formë të re me vokalin e artistit nga Kosova.

Në një postim në Facebook, ku ndau një imazh promovues të këngës, Rita shkroi:

“All Natural. Rita Ora. Yll Limani. Publikohet këtë të premte.”