Këngëtaret me prejardhje shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa, i kanë bënë krenarë të gjithë bashkëkombësit e tyre anë e kënd globit me sukseset në muzikë.
Vajzat të cilat kanë pasur një histori thuajse të njëjtë të suksesit dhe kanë prejardhje nga i njëjti qytet i Kosovës, fatkeqësisht nuk gëzojnë raporte të mira ndër vete.
Shpesh herë ato nuk kanë hezituar që të thumbojnë njëra-tjetrën në rrjetet sociale, ndonëse kur janë pyetur publikisht nga gazetarët nëpër konferenca, kanë folur mirë për kolegen.
Por se kanë një “armiqësi”, kjo dukshëm është parë nga postimi i tyre në rrjetet sociale ditën e së martës.
Një ditë pas koncertit të Dua Lipës në Tiranë për 28 nëntor, një faqe e fansave publikoi një postim në rrjetin social Twitter të cilin ajo e ka rishpërndarë në InstaStory, ku citohej se interpretuesja e hitit “New Rules” ka pasur mbi 200 mijë vetë prezentë në koncertin e saj./TV Arbëria