Rita Ora dukej gati për aksion të martën, teksa doli nga hoteli i saj në New York me një tjetër veshje të kuqe.
Këngëtarja, 33 vjeçe, ka qenë e zënë duke promovuar për filmin e saj të ardhshëm nga Disney+, i titulluar“Descendants: Rise Of The Red” dhe ka marrë shumë frymëzim nga titulli i filmit dhe ngjyra e kuqe që e karakterizon rolin e saj, për të zgjedhur veshjet e saj këto ditë.
Ajo u shfaq me veshje vetëm në ngjyrë të kuqe në 48 orë, teksa së fundmi u pa me një xhaketë të kuqe me gëzof që tregonte figurën e saj të pabesueshme të trupit, shkruan DailyMail.
Rita e kishte kombinuar pjesën e sipërme me një mini fund të kuq, që nxirrte në pah këmbët e saj të tonifikuara, ndërsa takat e larta i dhanë një shtysë lartësisë së saj.
Për aksesorë, 33-vjeçarja kishte vendosur një palë syze dielli dhe vathë të bardhë.
Rita e kompletoi dukjen e saj me një buzëkuq – sigurisht ngjyrë vishnje.
Kjo paraqitje e saj e fundit në të kuqe, përmbyll sesionin e saj promovues për filmin e ri “Descendants: Rise Of The Red”.
Rita do të luajë rolin e Mbretëreshës së Zemrave në filmin televiziv muzikor, i cili do të transmetohet në Disney+ më 12 korrik.
Personazhi i saj është gjithashtu nëna e keqe e personazhit kryesor të filmit të ri, Red, rol që luhet nga Kylie Cantrall.
Këngëtarja po bën debutimin e saj në sagën e gjatë “Descendants”, i cili filloi me filmin origjinal të Disney Channel të vitit 2015.
“Rise Of Red”, është një ‘spin-off’ i trilogjisë së filmit “Descendants”, ku Rita luan si nëna e një prej aktorëve kryesorë të filmit.
Personazhi i Ritës është paraqitur në adaptime të shumta të tregimeve të Carroll’s Alice, megjithëse dy nga versionet më të famshme ishin nga adaptimi i animuar i Disney-t i vitit 1951, “Alice In Wonderland”, i cili u shpreh nga Verna Felton.