Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rinumërimi i votave, Elezi: Gjithçka po shkon sipas dinamikës së paraparë nga KQZ-ja

Rinumërimi i votave, Elezi: Gjithçka po shkon sipas dinamikës së paraparë nga KQZ-ja

Anëtarët në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, që nga mëngjesi i së enjtes kanë filluar t’i rinumërojnë mbi 7% të vendvotimeve të cilat janë caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si masë rregulli, në mënyrë që të mos përsëritet situata e zgjedhjeve të kaluara, ku kishin hasur ndryshime në mijëra vota të kandidatëve për deputetë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi,  bëri të ditur se gjithsej 185 vendvotime kanë shkuar në rinumërim

“Rinumërimi po shkon sipas dinamikës së paraparë nga KQZ. Deri në mesditë janë mbi 40 vendvotime që janë rinumëruar dhe përfshirë në platformë të rezultateve”, u shpreh Elezi.