Rina Balaj ka ndarë një set fotografish të mrekullueshme në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen me dukjen e saj tejet elegante.
Ajo ka zgjedhur një fustan magjepsës për dasmën e Dafina Zeqirit, e cila u martua më 26 tetor.
Me flokët e shkurta të lëshuara drejt dhe një grim të elegant, Rina ka arritur të spikaste si një nga të ftuarat më të stiluar në këtë ngjarje të veçantë.
Shija e saj në modë dhe veshja e rafinuar e bënë atë një qendër vëmendjeje në këtë dasmë magjike.