Rimac ka publikuar një video të re, në të cilën siç thotë ai tregon më në detaje taksinë robotike i cili quhet Verne.
Ky është emri i ish-kompanisë P3M që zhvillon këtë sistem, transmeton Telegrafi.
“Duam të futemi pak më në detaje dhe të tregojmë se si arritëm këtu ku jemi sot”, thotë Rimac në fillim të bisedës.
“Zhvillimi i një veture konvencionale është një proces jashtëzakonisht i gjatë dhe kompleks, të cilin shumë njerëz nuk mund ta bëjnë”, thotë ai.
“Kur zhvillon një veturë konvencionale, zakonisht merr një konkurrencë, disa paraardhës ose prodhues që tashmë kanë disa modele dhe fillon nga atje. Ne donim të bënim diçka krejtësisht të ndryshme: një veturë të zhvilluar nga e para për të përfituar nga të gjitha avantazhet e vozitjes autonome”, tha Rimac.
“Ne donim që ajo veturë të ishte përvoja më e sigurt, më e gjerë, më e rehatshme, më e mirë për personin në automjet”, shtoi kroati.
Më pas ka treguar modelin e vitit 2019 me të cilin, siç thotë ai, kanë nisur zhvillimin.
“Atëherë, ne kishim tashmë një veturë me dy ulëse. Pse dy ulëse? Sepse të dhënat tregojnë se 90 për qind e udhëtimeve me taksi ose Uber bëhen nga një ose dy persona në veturë. Ne donim të ofronim përvojën më të mirë për dy persona , kryesisht hapësirë”, tha ai.
Ai ka treguar edhe modele të tjera.
“Në vitin 2021 kishim sensorë në çati. Në vitin 2022 e ripërcaktuam atë dizajn. Por jo vetëm dizajnin, por edhe karakteristikat teknike, kërkesat në rast përplasjeje e kështu me radhë”, tha ai.
“Ne po zhvillojmë veturën tonë dhe elementë të tjerë të sistemit. Por një pjesë që vendosëm të mos zhvillojmë është drejtimi autonom. Ne kemi punuar me kompanitë më të mira në botë, në fund vendosëm për Mobileye”, thotë ai.
“Ndërsa vetura zhvillohet, elementë të ndryshëm të veturës testohen dhe zhvillohen veçmas”, tha Rimac.
Ai më pas tregoi modele që bënin punë të ndryshme gjatë procesit