Sezoni i parë te Milani nisi me pritshmëri të mëdha për Samuel Chukwuezen, i cili hasi vështirësi në fillim, por filloi të jepte shkëndijat e duhura në fundin e kampionatit.
Nigeriani është përshtatur me realitetin italian, tashmë ka fituar përvojën e duhur dhe në prag të edicionit të ri ndodhet në formë shumë të mirë.
Dy asiste dhuroi 25-vjeçari në suksesin 3-2 përballë Manchester Cityt, duke qenë një ndër më të mirët në fushën e lojës për “Djallin”.
Pas ndeshjes, Chukwueze u ndal te Paulo Fonseca, duke theksuar se e pëlqen shumë timonieri i ri i kuqezinjve.
“Më pëlqen shumë trajneri i ri, i cili më dha menjëherë mundësinë për të treguar veten. Është shumë e rëndësishme kur dikush të dhuron besim”.
Në mungon premtimi për popullin milanist: “Tifozët do të shohin një tjetër Samu këtë vit”.
Ndërkohë, klubi italian ka publikuar fanellën që do të përdorë skuadra e Fonsecas në duelet larg “San Siros”.