Shkruan: Afrim Kasolli
Par pak dite në shkrimin Beteja e pa përfunduar politike për veriun e Albin Kurtit, pata paralajmëruar se do të përballemi me skenarin e kërkesës për mos certifikimin e Listës Serbe. Shenjat ishin të qarta në këtë drejtim. Kjo parti kishte vepruar kështu edhe me rastin e zgjedhjeve nacionale, por po ashtu e ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Ana Prittipat, e filloi një “turne” diplomatik duke i takuar liderët e të gjitha partive politike, duke kërkuar nga ata që të mos bien bre e truqeve administrative dhe politike, për t’ua pamundësuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Se Albin Kurti do ta provonte këtë kartë nuk kishte dilemë. Ngase ajo së bashku më ndërtimin e dy urave në qytetin e Mitrovicës i kishin mbetur e vetmja “armë” elektorale në dorë. E para ai fillimisht do t’i sfidonte edhe partitë tjera në këtë trup zgjedhor, se a janë më Listën Serbe apo me sovranitetin e shtetit në pjesën veriore?. Në fund të fund të fundit Lëvizja Vetëvendosje është e vetëdijshme se asgjë nuk mund ta ndalë rikthimin e atij subjekti politik në katër komunat veriore. Dhe një epilog i tillë do ta cenonte retorikën e deritanishme për “çlirimin” e veriut. Prandaj, atij i duhej një shfajësim publik mbi “rirobërimin” e kësaj pjese. E që në fund kjo humbje të shitet në opinion si rezultat i drejtpërdrejtë i aleancës së heshtur të Listës Serbe me partitë e “ish-regjimit të vjetër”, apo në fund të gjykatave të kapura.
Ndërkohë, subjektet tjera politike pohova se do të ndodhen para një sprove serioze politike, “ose duhet t’i nënshtrohen retorikës së Albin Krutit për efekte momentale elektorale, ose do të jenë detyruara të veprojnë sipas kërkesave të partnereve ndërkombëtarë?”.
Përfundimisht, ato zgjodhën që të mos kenë qëndrim. Të abstenojnë. Asgjë e jashtëzakonshme as për partitë e “regjimit të vjetër” Ato vazhdojnë ta kërkojnë konfirmimin publik nga mënyra se si shihen në sytë e Albin Kurtit. Por në këtë mënyrë ato e braktisën atë deri më tani e kanë konsideruar si vlerën më sublime të shtetit të Kosovës, bashkërendimit me partnerët ndërkombëtar në përgjithësi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu në vend të Ambasadës Amerikane ata zgjodhën qe t’i përshtaten taktikave momentale te Kurtit. Por me akt do të jenë të humbura dyfish. Sepse edhe e tradhtuan besimin e se parës dhe nuk do kenë shansa ta fitojnë dashurinë e Kurtit, as ta sfidojnë ne këtë terren.
Prandaj i vetmi ndryshim nga kjo sjellje repetitive populiste e Lëvijes Vetëvendosje ishte se ai siguroi edhe më shumë hegjemoni sa i përket narracionit politik në raport me opontetët e tij. Prandaj ngjarja e djeshme shënon një fitore politike për Albin Kurtin me bekimin e partive “opozitare” pavarësisht kostos shtetërore që do ta ketë. Sepse ajo nuk mund të kalojë pa pasoja ndërkombëtare. /TV Arbëria