Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Rikthehet Superliga e Kosovës, këto janë ndeshjet e sotme

Rikthehet Superliga e Kosovës, këto janë ndeshjet e sotme

Pas më shumë se dy muajve pushim, skuadrat e Superligës së Kosovës e fillojnë sot stinorin pranveror të sezonit aktual 2022/23.

Tri ndeshje do të zhvillohen sot me fillim nga ora 13:00, të vlefshme këto për xhiron 19-të.

Kampioni aktual, FC Ballkani e vazhdon aventurën për ta mbrojtur titullin, ku e kërkon fitoren sot si mysafirë ndaj Malishevës.

Ndërkaq, stadiumi “Sami Kelmendi”, në Lipjan do të jetë nikoqir i përballjes mes Drenicës dhe KF Llapit. Ndeshja luhet në stadium neutral pasi që stadiumi “Bajram Aliu”, në Drenicë është në gjendje të mjerueshme si pasojë e vërshimeve të fundit në vend.

Po ashtu, krahas këtyre dy ndeshjeve do të zhvillohet edhe takimi mes Ferizaj dhe Gjilanit.

Momentalisht, vendin e parë e zë Drita me 38 pikë, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Prishtina dhe Gjilani me nga 27 pikë të arkëtuara.

Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Malisheva e Trepça ’89 me nga 19 pikë, kurse Ferizaj renditet i fundit, respektivisht i 10-ti me vetëm 13 pikë të arkëtuara.

Programin e plotë të sotëm të Superligës së Kosovës e gjeni më poshtë.

13:00 Malisheva – FC Ballkani

13:00 Drenica – KF Llapi

13:00 Ferizaj – Gjilani

Powered by WordPress