Shkruan: Afrim Kasolli
Gjë këtyre ditëve avokatet e Hashim Thacit, kanë bërë të ditur se në Gjykatën Speciale do të jenë si dëshmitarë disa nga emrat e njohur të diplomacisë perëndimore me theks të veçantë asaj amerikane ndaj atyre që po gjykohen në atë gjykatë. Sipas palës mbrojtëse fillimisht do të përdoren dëshmitë e ish-Sekretares së Shtetit, Madeline Albright dhe ish-diplomatit të njohur Richard Holbrooke, që nuk ndodhen më në mesin e të gjallëve. Po ashtu me këtë rast nuk do të mungojnë as emra si Gjenerali Wesley Clark , ish-Komandant suprem aleat i NATO-s në Evropë dhe komandant i përgjithshëm i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara nga viti 1997 deri në majin e vitit 2000, Bernard Kouchner , ish- Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), korrik 1999 deri në janar të vitit 2001, e deri te William Walker, ish-Shef i Misionit Verifikues të Kosovës të OSBE-së, cili më meritori në ndërkombëtarizimin e Masakrës së Recakut, e cila i hapi rrugë konferencës së Rambujesë dhe më pastaj bombardimeve të NATOS-së kundër caqeve ushtarake dhe policore serbe, për ta ndalur politikën se spastrimit etnik të Kosovës.
Pikërisht ftesa e këtyre emrave, sipas prof Evner Hasanit ka dhënë shpresë, se ky proces do të marrë epilog pozitiv, ngase në fund trupi gjykues nuk mund të bazohet në aktakuza të parafabrikuara nga shërbimet sekrete serbe e ruse, por do të detyrohet t’i marrë në konsideratë të dhënat e personave më të informuar e më kredibil për zhvillimet e kohës.
Megjithatë, përtej dimensionit procedural dhe juridik mbi natyrën e punës ky proces ka edhe implikime historike dhe politike. Të gjithë e dimë gjeanoligjinë e formimit të kësaj gjykate hibride. Ajo mori si shkas nga pamfletet propagandisike të ish senatorit zvicran Dick Marty, dhe te cilat u paraqitën për miratim para Këshillit të Evropës.
Këtë fakt madje e përmend edhe ish-ministri i Britanisë së Madhe për Evropë, Denis MacShane, i cili ka deklaruar se “raporti i Martyt është një vegël e Rusisë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-së, dhe se ky raport në Këshillin e Evropës reflekton politizimin e kësaj organizate nga Rusia që nga anëtarësimi i saj në vitin 1995”.
Kështu deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë, origjina e këtyre akuzave e ka bazën në strategjinë serbo-ruse të fajësimit të viktimës. Pra, me anë të kësaj loje morbide Serbia me ndihmën e Moskës, pretendonte ta denigrojë procesin historik të shtetësisë së Kosovës, si të bazuar në një “krim fondator”. Shtetet aleatë perëndimore nuk kishin rrugë tjetër, pos adresimit të tyre para një instancave e gjyqësore, si e vetmja mundësi për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë pretendimeve të tilla.
Në këtë kontekst, rikthimi i i disa prej dëshmive amerikane në këtë proces, mbase paraqet betejën finale të tyre, në mbrojtje edhe të investimit humanitar, politik, e ndërkombëtar në favor të Kosovës