Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Rigjykimi për vrasjen e të miturit, Eduard Ibrahimi dënohet me 21 vite burgim, Përparim Ibrahimi me 11 muaj dhe Lirim Begolli me 10 muaj

Rigjykimi për vrasjen e të miturit, Eduard Ibrahimi dënohet me 21 vite burgim, Përparim Ibrahimi me 11 muaj dhe Lirim Begolli me 10 muaj

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues në rastin e vrasjes së të miturit L.B., ku të akuzuarit janë dënuar me burgim.

Sipas aktgjykimit, Eduard Ibrahimi është dënuar me 20 vite burgim për veprën penale të vrasjes, si dhe me 1 vit e 6 muaj burgim për armëmbajtje pa leje. Gjykata ka shqiptuar ndaj tij dënim unik prej 21 vite burgim.

Ndërkaq, Përparim Ibrahimi është dënuar me 11 muaj burgim, si dhe me gjobë prej 1 mijë euro për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu, Lirim Begolli është dënuar me 10 muaj burgim.

Aktgjykimi është shpallur të premten në ditën kur Prokuroria kërkoi dënimin ndërsa mbrojtja lirimin e të akuzuarve. raporton “Betimi për Drejtësi”.