Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rid Berisha uron Pashkën Hebreje: Uroj që këto ditë të jenë të mbushura me paqe dhe dashuri

Rid Berisha uron Pashkën Hebreje: Uroj që këto ditë të jenë të mbushura me paqe dhe dashuri

Gazetari Rid Berisha, ka uruar Pashkën Hebreje për miqtë e tij dhe të gjithë ata që e festojnë.

Berisha thotë se Pesach është festa që përkujton çlirimin e popullit hebre nga skllavëria në Egjipt.

“Uroj që këto ditë të jenë të mbushura me paqe, dashuri dhe kujtime të bukura me njerëzit tuaj të zemrës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Gëzuar Pashkën Hebreje të gjithë miqve që e festojnë!Pesach është festa që përkujton çlirimin e popullit hebre nga skllavëria në Egjipt – një histori shprese, qëndrese dhe lirie që frymëzon brez pas brezi këdo edhe sot.
Uroj që këto ditë të jenë të mbushura me paqe, dashuri dhe kujtime të bukura me njerëzit tuaj të zemrës.Chag Pesach Sameach – qofshin ditë të ndritshme dhe plot kuptim për ju dhe familjet tuaja!
Nga familja jonë GËZUAR për miqtë tanë🇦🇱🇽🇰🪬 🇮🇱