Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rid Berisha reagon për moslejimin e Hashim Thaçit në varrimin e babait të tij: Pafytyrësi dhe sulm direkt mbi ADN-në e drejtësisë – nevojiten veprime institucionale

Rid Berisha reagon për moslejimin e Hashim Thaçit në varrimin e babait të tij: Pafytyrësi dhe sulm direkt mbi ADN-në e drejtësisë – nevojiten veprime institucionale

Rid Berisha ka reaguar ashpër për moslejimin e ish-presidentit Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij nga Gjykata Speciale.

Ai e ka cilësuar këtë veprim si “pafytyrësi dhe sulm direkt mbi ADN-në e drejtësisë,” duke theksuar se reagimi ndaj kësaj situate duhet të jetë i fortë dhe jo vetëm me fjalë, por edhe me veprime institucionale.

Berisha ka shtuar se në sytë e botës së lirë po i mohohen të drejtat elementare të njeriut Hashim Thaçit, duke e cilësuar këtë veprim si të papranueshëm dhe si një “njollë turpi mbi drejtësinë.” Ai ka përfunduar duke e quajtur situatën një “përjetim trishtues.”

Ky reagim nga Berishën vjen në një moment të ndjeshëm për ish-presidentin Thaçi, i cili po përballet me një periudhë të vështirë në jetën e tij personale, I cili humbi babain gjatë kohës kur po përballet me gjykatën Speciale. /TV Arbëria