Gazetari, Rid Berisha, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pasi gjatë ditës së sotme u gjet një pajisje gjurmuese në makinën e gazetarit, Vehbi Kajtazi.
Berisha ka thënë se është i shokuar nga ky lajm dhe se duhet llogaridhënie deri në fund.
“Jam i shokuar! Demokracia jonë nuk e gëlltitë gjuetinë kundër Vehbi Kajtazi’t, e asnjë gazetarit në Kosovën e vitit 2024. Betejë dhe luftë e pistë, e humbur gjithsesi.
Llogaridhënie deri në fund” shkruan Berisha në Facebook.
Reagimi i plotë: