Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Njoftim për grevë nga Infermierët e SHKSUK-së prej 26 shkurt 2024

Njoftim për grevë nga Infermierët e SHKSUK-së prej 26 shkurt 2024

Enlirat Duraku, nga Oda e infermierëve të Kosovës, ka njoftuar se nga data 26 shkurt infermierët e QKUK-së do të fillojnë grevën.

Duraku, ka kërkuar mbështetje duke ju bërë thirrje të gjithë kolegëve infermierë dhe punëtorëve të tjerë shëndetësor, që të ju bashkangjiten kësaj proteste.

Ai thotë se greva do filloj nga ora 12:00  deri në realizim të kërkesave si në vijim:

1. Drejtoria e Infermierisë në QKUK,

2. Pagesa e shtesave të tregut dhe shtesave për nënpunës shëndetësor në sistemin publik shëndetësor, respektivisht përfshirjen e komuniteteve tona në Ligjin e Pagave,

  1. Pagesën e punës gjate vikendeve,
  2. Pagesën e punës gjate festave,
  3. Pagesën e rrezikshmërisë,
  4. Pagesën e orëve shtesë.

 

/TV Arbëria

Postimi i plotë i Enlirat Duraku

 

 

 

 

 

Themes by WordPress