Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > IKSHPK: Ajri i pashëndetshëm në Prishtinë

IKSHPK: Ajri i pashëndetshëm në Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se ajri sot në kryeqytet është i pashëndetshëm.

IKSHPK ka bërë thirrje që personat e ndjeshëm të kenë kujdes.

Instituti rekomandon të reduktohen daljet në vendet me ajër të ndotur, në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratorë, fëmijët dhe shtatzënat.

Poashtu rekomandohet të përdoret më shumë transporti publik dhe ecja, e më pak veturat.

“Të reduktohet përdorimi në shtëpi i lëndëve të ngurta të djegies dhe gatimit që të zvogëlohen emetimet. Të mos digjet vaj i përdorur, goma plastike, mbeturina, thëngjill, drunjtë të lagësht për ngrohje”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së.

Instituti gjithashtu ka apeluar që të reduktohet pirja e duhanit në ambientet të jashtme ku ka qarkullim të njerëzve, dhe të ndalohet rreptësishtë pirja brenda hapësirave të mbyllura.

 

/TV Arbëria

Themes by WordPress