Kanë përfunduar 45 minutat e para të tri ndeshjeve që po zhvillohen në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës.
Kryendeshja ndërmjet Llapit dhe Prishtinës po ofron spektakël për tifozët e pranishëm në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë edhe pse janë realizuar vetëm dy gola deri më tani.
Është skuadra e Ismet Minishit që ka shkuar në pushim me dy gol epërsi të ciliat u realizuan nga Prapashtica në minutën e 40′ dhe Krasniqi në të 45-tën.
Dukagjini është duke e befasuar Ballkanin të cilin po e mposhtë me rezultat minimal 1-0 pas pjesës së parë. /TV Arbëria
Ndërkohë pa gola është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës ’89.