Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rezultatet e KQZ-së, kjo parti është duke prirë

Rezultatet e KQZ-së, kjo parti është duke prirë

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet e partive politike nga votat e numëruara deri më tani.

Nga 1289 vendvotime të procesuara, KQZ ka njoftuar se VV-ja 37.50%, PDK-ja 29.80%, LDK-ja 16.29, AAK 7. 92, Lista Serbe 2.28, Koalicioni për Familjen 2.00.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha se procesi zgjedhor gjatë ditës ka kaluar kryesisht i qetë dhe pa probleme të theksuara.

“Procesi zgjedhor është zhvilluar në rregull dhe pa probleme që do ta cenonin integritetin e tij. Duke u mbështetur në të dhënat preliminare nga 2 mijë e 297 vendvotime apo 90.68 për qind e tyre nga 2.533 sa janë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës në shkurt 2025 kanë votuar 40.04 për qind apo votues nga 1 milion 1 milion e 970 mijë e 944 sa ishin në listë votuese me të drejtë vote. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të njëjtën kohë në zgjedhjet 46.90 për qind”, ka thënë Elezi.