Augsburg ka kaluar me sukses në raundin tjetër të Kupës së Gjermanisë, pasi fituan 1:4 ndaj Viktoria Berlin në raundin e 1/32-tës.
Edhe mesfushori kosovar, Elvis Rexhbeçaj ishte protagonist në këtë fitore, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti që së fundmi zgjodhi Kosovën, shënoi golin e parë të ekipit në minutën e 33-të të ndeshjes.
Ai luajti për 72 minuta në këtë ballafaqim.