Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rexhaj: LDK s’e votoi ligjin, por dërgoi përfaqësues në Grupin Punues

Rexhaj: LDK s’e votoi ligjin, por dërgoi përfaqësues në Grupin Punues

Deputeti i LVV’së, Arbër Rexhaj, në një intervistë për KP, ka folur sa i përket procesit gjyqësor në Hagë dhe apelimit që do të bëhet nga mbrojtja e katërshes.

Rexhaj ka thënë se ndonëse LDK nuk e ka votuar Ligjin për Specialen, Abdixhiku ka dërguar një përfaqësues në grupin punues për hartimin e strategjisë sa i përket vazhdimësisë së procesit në Hagë.

Ai është shprehur i bindur se edhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, do të jetë bashkëpunuese sa i përket strategjisë për Specialen.