Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rexhaj i reagon Lajçakut: Kosova s’duhet të futet në një kosh me Serbinë gjenocidale-Asociacioni s’mund të nxirret nga marrëveshja

Rexhaj i reagon Lajçakut: Kosova s’duhet të futet në një kosh me Serbinë gjenocidale-Asociacioni s’mund të nxirret nga marrëveshja

Miroslav Lajçak, i dërguari i posaqëm për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se as Kosova dhe as Serbia nuk mund të bëhen anëtare të BE-së përpara se të finalizohet marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.

Lidhur me këtë, në një intervistë për GazetaBlic, u deklarua deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj.

Ai tha se deklarata e Lajçak është e njëanshme sepse Kosova nuk mund të futet në një kosh me Serbinë gjenocidale.

“Atë që e tha sot ndërmjetësi Lajçak që Kosova dhe Serbia nuk mund të hyjnë në BE pa finalizuar marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve mendoj që është e njëanshme për arsye që përballë një Serbie gjenocidale dhe shovene siç është ajo përherë, nuk mund futet në një kosh me të edhe Kosova sepse marrëveshjen e tillë të pranuar dhe e cila është e obliguar në aspektin jurdik mendoj që sa herë po mundet dhe sa herë po i del d.m.th ndonjë shans përpara Serbia po e prish”, deklaroi ai.

Tutje, ai tha se vetë kryeministrja Bërnabiç ka dërguar letrën ku thuhet se një pjesë të marrëveshjes nuk do ta realizojë Serbia.

“Shto këto së fundi argumentin që ka të bëjë me sulmin terrorist me qëllimin e aneksimit të një pjesë të veriut të Republikës së Kosovës, pastaj vetë Bërnabiq si kryeministre një letër të cilën e kishte dërguar dmth aty thotë konkretisht që një pjesë të marrëveshjes nuk do ta realizojë Serbia”, tha ai.