Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjendet pa shenja jete një burrë në Podujevë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Podujevë

Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Dumnicë të Podujevës. 

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

HETIM MBI VDEKJEN

Dumnicë e poshtme, Podujevë / 23.03.2024 – 16:25. Raportohet se në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur trupi i viktimës mashkull/kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.