Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dugolli: Mirënjohje përgjithmonë ndaj ShBA-së, Mbretërisë se Bashkuar, dhe të gjithë aleatëve të NATO-s

Dugolli: Mirënjohje përgjithmonë ndaj ShBA-së, Mbretërisë se Bashkuar, dhe të gjithë aleatëve të NATO-s

Bujar Dugolli, ish-kryetar i Unionit Studentor të Universitetit të Prishtinës, për bombardimet e NATO-s në Kosovë e Serbi, më 24 mars të vitit 1999, tha se operacioni ushtarak i bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi vije pas dështimit të procesit të bisedimeve që ishte sponsorizuar nga Grupi i Kontaktit që mbaheshin në Rambuje dhe në Paris.

Ai më tej vuri në pah qëndrimit të delegacionit shqiptar në Rambuje që i thotë po marrëveshjes ndërkombëtare për paqe e vetëqeverisje në Kosovë, ngjarje që kishte ndodhur më 18 mars të vitit 1999, derisa delegacioni serb kishte refuzuar.

Ai më tej sqaroi se para Konferencës së Rambujesë kishte ndodhur edhe një ngjarje në OKB, ku ishte aprovuar një rezolutë në të cilën qartësohej se në rast të refuzimit të marrëveshjes, ku do të mundësohej vazhdimi i luftës në Kosovë, e që do të përhapej në gjithë rajonin, parashihej intervenimi i forcave ndërkombëtare. Për këtë rezolutë ishte pajtuar edhe Rusia.

“Ne kemi ditur se NATO-ja do të intervenonte, o me paqe o me luftë. Prandaj ne kemi ditur se NATO do të vepronte mbi këto parime, prandaj ishim pro marrëveshjes ndërkombëtare”, tha Dugolli.