Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Revoltohet pasi s’i dhanë material ndërtimor – 30-vjeçari thyen xhamin e zyrave të “Listës Serbe” në Zveçan

Revoltohet pasi s’i dhanë material ndërtimor – 30-vjeçari thyen xhamin e zyrave të “Listës Serbe” në Zveçan

Një incident me dëmtim prone është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Zveçan, ku një person ka thyer xhamin e zyrave të “Listës Serbe”, në shenjë pakënaqësie për një premtim të pambajtur.

Ngjarja ka ndodhur më 05.02.2026, në intervalin kohor 00:30–04:00, në rrugën “Mbreti Milutin”.

Sipas informatave zyrtare, i dyshuari Lazar Blagojevic (31 vjeçar) ka shkuar pranë zyrave të kësaj partie dhe me grushte e shqelma ka dëmtuar xhamin e dritares. Motiv i veprimit, sipas deklarimeve, ka qenë revolta pasi nga kjo parti i ishte premtuar material ndërtimor për shtëpi, por i njëjti nuk ishte realizuar.

Rasti është raportuar nga dëshmitari N.R (42-vjeçar).

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar nga njësia e hetimeve. Në konsultim me Prokurorin kujdestar të Shtetit, është iniciuar rasti “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.