Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Revoltohen infermierët/ A po rritet numri i atyre që po largohen nga Kosova

Revoltohen infermierët/ A po rritet numri i atyre që po largohen nga Kosova

Numri i infermierëve të cilët po ikin nga Kosova , vazhdon të rritet nga viti në vit. Vetëm gjatë vitit 2023, 713 infermierë i kanë marrë licencat e plastifikuara për të ikur nga Kosova.  Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK), Nexhmije Gori në një intervistë për  “Indeksonline”, ka folur për sfidat me të cilat po përballen infermierët në QKUK.

Gori thotë se me kushtet me të cilat përballen infermierët,  pritet që numri i atyre që janë të interesuar të ikin nga Kosova do të rritet.

“Ne presim që fluksi do të rritet. Sepse interesimi çdo ditë është më i madh në bazë të kërkesave. Kam bërë thirrje që të bëjmë me të mirën e mundshme , që të rinjve tanë të ia mundësojmë një të ardhme me të mirë, që ata të kontribuojnë në vendin tonë. Me pagat çfarë tani kanë infermierët tanë, është e pamundur për t’i mbuluar shpenzimet mujore”, tha ajo.

Gori thotë se kërkesat dhe paknaqësitë e infermierëve i ka përcjellë tek ministri Arben Vitia, drejtori i SHSKUK-së dhe kryeministri Kurti, nga të cilët shpreson se do të marrë një përgjigjje pozitive.

Ndërsa thotë se infermierët në QKUK përveq që janë të diskriminuar me paga, ata u diskriminuan dhe në këtë fundvit me mos marrje të shtesave. Gjë që sipas saj ka bërë që ata të revoltohen dhe të mendojnë që të ikin nga Kosova.

“Me marrjen e shtesave  në fund të vitit nga mjekët  të cilët nuk punojnë në institucionet private, kanë filluar ankesat . Sepse  përveç pagave të ulta,  ata nuk kanë marrë asnjë shtesë . Sepse shumica e infermierëve nuk punojnë në instutucione private,  por nuk kanë marrë asnjë shtesë. Kjo është një revoltë e madhe dhe pakënaqësi dhe një shtytje që të mendojnë që të ikin nga Kosova”, tha Gori. /Indeksonline/

Powered by WordPress