Komploti ballkanik për të zhvendosur eshtrat e Titos has në një pengesë

Me një puro kubane në dorë dhe i veshur...

Sulmohen fizikisht tre policë në Suharekë

Tre policë janë sulmuar fizikisht ditën e premte në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Revizionimi gjeopolitik i botës një nga qëllimet e takimit ndërmjet dy autokratëve

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli – Pas një izolimi të gjatë diplomatik dhe ndërkombëtar, Presidenti rus Vladimir Putin, do ta vizitojë Kinën, ku edhe do të takohet me liderin e atij shteti Xi Jinping.

Takimi mbahet në Pekin dhe po shihet si pjesë e përpjekjeve e vazhdueshme të këtyre dy shteteve për të promovuar vizionin e tyre global për një rend të ri ndërkombëtar kundër atij që dominohet nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe aleatët e saj demokratik, shkruan CNN.

Takimi ndërmjet dy autokratëve më të fuqishëm politikë po ndodh në një kohë kur tensionet gjeopolitike kanë arritur pikën kritike, fillimisht për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe tani për shkak të luftës së Izraelit kundër grupit militant palestinez të Hamasit, duke rrezikuar që spiralja e dhunës të përhapet edhe në shtetet tjera të Lindjes së Mesme, si dhe duke kërcënuar stabilitetin e rajonit dhe me gjerë. Takimi i fundit ndërmjet Putinit dhe XI Jinping kishte ndodhur pak javë para se i fundit ta ndërmerrte sulmin brutal mbi Ukrainën.

Si Pekini ashtu edhe Moska i kanë kritikuar veprimet e Izraelit duke bërë thirrje për armëpushim. Madje Presidenti rus shkoi deri atje sa shpërthimin e konflikt të fundit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit ta kualifikojë si pasojë të drejtpërdrejt të dështimit të rendit gjeopolitik të imponuar nga Uashingtoni në Lindje të Mesme. Në këtë mënyrë, duke transmetuar mesazhin se rajoni ka nevojë për rend tjetër alternativ të dominuar nga Rusia dhe Kina.

Këtu vlen të theksohet se kjo ngjarje po zhvillohet në të njëjtën kohë kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden do ta bëjë një vizitë urgjente në Izreal si dhe në vendet tjera të rajonit, duke dëshmuar mbështetjen e SHBA-ve për Izrealin kundër Hamasit, por edhe duke i paralajmëruara akterët tjerë rajonal që të qëndrojnë anash këtij konflikti.

Për ta përçuar mesazhin se Kina dhe Rusia tashmë nuk janë të vetme globalisht, në këtë ngjarje do të marrin pjesë kryetarë, përfaqësues si dhe delegacione nga më shumë se nga 140 shtete ku edhe shënohet dhjetë vjetori projektit “Një Brez, një Rrugë”, si pjesë e ambicieve planetare të shtetit Kinez.

Putini dhe Xi Jinping janë takuar më shumë se 40 herë gjatë dekadës së fundit duke e forcuar gjithnjë e më shumë lidhjen dhe aleancën ndërmjet tyre në një përpjekje për të ofruar një rend botëror alternativ në raport me atë të dizajnuar nga Perëndimi. Dhe kështu kanë investuar më të madhe që të tërheqin sa më shumë shtete dhe liderë të në perimetrin e interesave të tyre me synim për të zhvendosur balancën globale të pushtetit të cilën ka kohë që e kanë vlerësuar si të kundërt me interesat e tyre.

Këto janë arsyet që këto dy shtete antidemokratike, revizionimin gjeopolitik botës së pas Luftës së Ftohtë e kanë shpallur si mision të tyre. Lufta në Ukrainë, konflikti i fundit në Lindje të Mesme dhe tensionet e fundit në pjesën veriore të Kosovës janë vetëm disa efektet e këtij investimi.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Komploti ballkanik për të zhvendosur eshtrat e Titos has në një pengesë

Me një puro kubane në dorë dhe i veshur...

Sulmohen fizikisht tre policë në Suharekë

Tre policë janë sulmuar fizikisht ditën e premte në...

Kadrijaj: Riintegrimi i serbëve në institucionet në veri të jetë vetëm në përputhje me ligjet

Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Time Kadrijaj,...

Haziri: Çështjen e Urës së Ibrit, Kurti e solli në agjendë vetëm për konsum të brendshëm elektoral- Rrezikoi edhe qarkullimin e lirë të njerëzve...

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se LDK ka hap Urën e Ibrit për qarkullimin e njerëzve.Haziri në një intervistë për...

Komploti ballkanik për të zhvendosur eshtrat e Titos has në një pengesë

Me një puro kubane në dorë dhe i veshur me kostumin e tij tipik të bardhë, lideri ikonik i Luftës së Dytë Botërore të...

Sulmohen fizikisht tre policë në Suharekë

Tre policë janë sulmuar fizikisht ditën e premte në Suharekë.Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin ka arrestuar dy persona. “Suharekë 20.09.2024 –...