Kandidati i PDK-së, Leutrim Retkoceri, gjatë një interviste në TV Arbëria, në emisionin “N’PULT”, tregoi se dallimi që e veçon Bedri Hamzën nga kandidatët e tjerë është se ai është i vetmi lider që është provuar dhe dëshmuar gjatë qeverisjeve në Kosovë.
Dallimi që e veçon Bedri Hamzën nga kandidatët e tjerë është se ai është i vetmi lider që është provuar dhe dëshmuar gjatë qeverisjeve në Kosovë. E marrim nga përvoja e Bedri Hamzës si Ministër i Financave: ai dhe PDK-ja e gjetën buxhetin rreth 500 milionë euro dhe, me atë buxhet, arritën që gjatë qeverisjes së Hashim Thaçit të financojnë infrastrukturën shtetërore në mënyrë të suksesshme.