Kandidati i PDK-së, Leutrim Retkoceri, gjatë një interviste në TV Arbëria, në emisionin “N’PULT”, tha se premtimet e kandidatit për kryeministër Bedri Hamza, të dhëna gjatë fushatës, janë të realizueshme, të matshme dhe reale.
“Premtimet e kandidatit për kryeministër Bedri Hamza, të dhëna gjatë fushatës, janë të realizueshme, të matshme dhe reale.Qytetarët e Kosovës, në këtë moment, po përballen me sfida të shumta: me rritjen e çmimeve, me koston e lartë të jetesës dhe me paga të ulëta që nuk e përballojnë realitetin ekonomik” – shtoi Retkoceri.