Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Retkoceri i PDK’së: Faturat e energjisë janë bërë pothuajse të barabarta me këstet e kredisë së qytetarëve

Retkoceri i PDK’së: Faturat e energjisë janë bërë pothuajse të barabarta me këstet e kredisë së qytetarëve

Leotrim Retkoceri, kandidat për deputet nga lista e PDK-së në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria” ka kritikuar Qeverinë për shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike, tatimit në pronë e shtrenjtimit të shportës së qytetarit.

Madje sipas tij, fryerja e faturave të energjisë elektrike në muajin që e lëmë pas janë kthyer pothuajse në këste të kredisë që i paguajnë qytetarët e vendit.

“Ne e dimë që në këtë kohë qytetarët përballen me fatura të shtrenjta të energjisë elektrike ku faturat e energjisë elektrike në këtë muaj që po e lëmë pas janë ktthyer dhe janë bërë pothuajse të barabarta me këstet e kredisë të cilat i paguajnë qytetarët. Pastaj Ligji për Tataimin në Pronë ka ngarkuar tej mase qytetarët e Republikës së Kosovës ku janë rritur tatimet pothuajse në 100 për qind në pronë dhe në paluajtshmëri, pastaj edhe shporta e ushqimit për qytetarë është ngritur jahstëzakonisht shumë inflacioni është rritur”, tha kandidati për deputet në  TV Arbëria.

Retkoceri theksoi se përkundër këtyre vështirësive për qytetarët nuk është vërejtur intervenimi i qeverisë për lehtësimin e jetës së qytetarit.

“E kemi pa që qeveria nuk ka pasë një dorë të saj në intervenimin e uljes së inflacionit, qarkullimin e mjeteve për qytetarin, në mënyrë që të ketë një konkurrencë më të madhe dhe qytetarët të arrijnë më shpejtë te produktet dhe te çmimet më të lira”, shtoi ai./TV Arbëria./