Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Reshjet e borës, vështirësohet qarkullimi i automjeteve në rrugë

Reshjet e borës, vështirësohet qarkullimi i automjeteve në rrugë

Bora që ka nisur të bie nga mbrëmë e që po vazhdon edhe sot, ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në shumë rrugë.

Vështirësi në qarkullim qytetarët kanë njoftuar për rrugën Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Mitrovicë, por edhe në rrugë tjera rajonale dhe lokale.

Ndërkohë, është raportuar për bllokimin e disa rrugëve lokale në Prishtinë. Ndërkohë, edhe në rrugët kryesore janë shkaktuar kolona, për shkak se vështirësive të automjeteve për të lëvizura.

Po ashtu, qytetarët kanë njoftuar se shumë automjete e kanë të pamundur ta kalojnë tatëpjetën e Veternikut.

KosovaPress ka tentuar të flas me përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Prishtinës, por një gjë e tillë ka qen e pamundur.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë.