Ashtu siç është paralajmëruar, një ndryshim i madh moti ka mbërritur në Kroaci. Në Zagreb temperaturat kanë rënë për 20 gradë Celsius në 24 orë. Dje në orën 14:00 ishte 27 gradë, ndërsa sot shtatë gradë në të njëjtën orë.
Në Bednjë të Kroacisë kanë filluar reshje bore, ku pamjet i ka publikuar mediumi kroat ‘Index.hr’.
Po ashtu, reshje bore ka pasur edhe në Zagorje.
Për shkak të shiut dhe erës së fortë, në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, ka pasur bllokim të komunikacionit.
Po ashtu, është ndërprerë qarkullimi me tramvaj për shkak të këputjes së telit bartës.
/TV Arbëria